75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 22 Prill 2024 / S Z

Rruga Kijevë-Dollc nis me grushte, protestuesit përplasen me policinë (Pamje)

Ende po vazhdon protesta e banorëve të fshatrave Rixhevë, Kijevë dhe Stapanicë, të cilët po kundërshtojnë fillimin e punimeve të zgjërimit të rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Por situata ka eskaluar dhe se protestuesit janë përplasur me policinë, ku si pasojë janë arrestuar tre persona.

E gjithë kjo ka ardhur pasi që policia ka tentuar që t’i largonte protestuesit nga vendi ku kanë nisur punimet. Por protestuesit kanë rezistuar që të largoheshin nga aty duke u përleshur me policinë.

Ndryshe banorët e tri fshatrave kanë kërkuar që rruga Prishtinë-Pejë të mos devijohet, ngase sipas tyre do t’i falimentojë të gjitha binzeset e asaj ane.

Ata në protestën e cila ka filluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kanë kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti, për të ia shprehur shqetësimet që kanë./Indeksonline/