10:45 / E Hënë, 29 Prill 2024 / AR

Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare nderi” e Suharekës

Asambleja Komunale në Suharekë do të shpall Shkurte Fejzën “Qytetare Nderi” të kësaj komune.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai shkroi se përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj.

“Me miratimin e Asamblesë komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë. Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj. 🙏Bali Muharremaj”, shkroi Muharremaj./Indeksonline/