75 Mall Live Search
08:36 / E Martë, 25 Mars 2025 / Z S

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në ambientin e jashtëm të një lokali në Tiranë.

Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit, që ishte në pronësi të 44-vjeçarit Sotiraq Halili, në rrugën “Ramazan Gaxherri”.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar, raporton A2CNN-i.

Pronari i lokalit, 44-vjeçari Sotiraq Halili ka pohuar se nuk ka dijeni mbi personat që mund t’i keni vendosur lëndën plasëse.

Ai ka mohuar të ketë konflikte por pista kryesore që policia po heton është ndonjë konflikt i mundshëm i tij./Indeksonline/