75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / AR

Si të dukesh seksi edhe në të 60-tat, modelja e famshme jep mesazhin e fortë

Paulina Porizkova, një nga modelet më të famshme të viteve ’80, postoi një video në Instagram në të cilën pozon me të brendshme, duke dërguar një mesazh të fortë për pranimin e trupit dhe papërsosmërive që na bëjnë unikë.

Në mbishkrimin e postimit, gruaja 60-vjeçare çeke pranoi se, si shumë të tjerë, është “e varur” nga shikimi i videove të njerëzve që vishen, duke shtuar se kjo e bën të ndihet sikur ka arritur diçka edhe pse po i shikon ata nga komoditeti i rrobave të banjës, të cilat i hoqi në video dhe pozoi me të brendshme, transmeton Indeksonline.

“Është gjithashtu e vërtetë që mërzitem të vishem. Gjithmonë më duket sikur është një punë e rëndë. Kështu që ja ku po ju tregoj se çfarë bëj në të vërtetë për të filluar ditën time, që është kryesisht të ulem para kompjuterit dhe të shkruaj”, postoi ajo, duke u thënë ndjekësve të saj se nëse janë si ajo, do të mendojnë, “Oh, as ajo nuk është perfekte”, kur të shohin trupin e saj. Ky ishte qëllimi i postimit të saj, të cilit i shtoi hashtagun #ThisIsWhat60LooksLike.

“Pastaj mund t’i japësh vetes pak pushim dhe të përqafosh ‘veten tënde të papërsosur’ dhe t’i japësh pak dashuri, sepse papërsosmëritë tona janë ato që na bëjnë origjinalë të përsosur”, përfundoi ajo, dhe shumë e komplimentuan në komente./Indeksonline/