13:31 / E Martë, 30 Prill 2024 / AR

Snoop Dogg ia bën “follow” Kidës

Reperi amerikan  Snoop Dogg, ka shtuar një artiste shqiptare në listën e personave që ndjek në llogarinë e tij të Instagramit.

Bëhet fjalë për Orhidea Latifin, apo siç njihet me emrin skenik – Kida, e cila po ashtu e ndjek reperin në këtë platformë.

Snoop Dogg, i cili aktualisht ka afro 87 milionë ndjekës në Instagram, tanimë ndjek Kidën dhe jo vetëm.

Ndër yjet shqiptarë që reperi amerikan gjithashtu i ndjek në këtë rrjet social, janë edhe Loredana, Bebe Rexha e Dua Lipa.