75 Mall Live Search
12:04 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Z S

Stacioni i ri në Ferizaj ”lë pa punë” kompanitë private urbane

Me 5 qershor të këtij viti, Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se ka përuruar stacionin e ri të autobusëve.

Pas përururimin të stacionit të ri, komuna mori vendim për të ndaluar qarkullimin e kompanive private të transportit brenda qytetit.

Mirëpo kjo po i dëmton këto kompani private.

Në një proncim për Indeksonlinen nga kompania “Fatoni Raisen” thonë se ky vendim i ka dëmtuar ata si kompani.

‘’Ky vendim është marrë që nga koha kur është ndërtuar stacioni i ri, vendimi normal që na ka dëmtu. Nuk kemi pasur ndonjë paralajmërim për këtë vendim. Kemi bërë ankesë bashkë me disa kolegë të kompanive të tjera mirëpo nuk është marrë ndonjë masë’’ thonë nga kompania për Indeksonline.

Pos kompanisë “Fatoni Raisen” edhe nga kompania “Dritoni Raisen” thonë se janë dëmtuar nga ky vendim i Komunës së Ferizajt.

‘’Asnjë kompani nuk guxon me hi nëpër qytet, biznesi është dëmtuar diku rreth 60 %, krahasuar me punën që kemi pasur më herët, na kemi hyrë nëpër qytet dhe kemi vazhdur për në Prishtinë dhe Gjilan, tash na kanë transferuar në dalje të qytetit, e kemi dërgu një ankesë të përbashkët por nuk ka diçka konkrete, na kemi kërkuar që të kthehemi në vendin ku kemi qenë’’ thonë nga kompania.

Më tej thonë se gjendja është bërë edhe më keq se përpara.

‘’Edhe më keq është bërë se sa ka qenë, trafiku urban nuk ka vendndalje të caktuar, nalet kur të don e nisët kur të don, edhe orarin nuk e mbajnë në rregull’’, shtojnë nga kompania në fjalë për Indeksonlinen.