Të akuzuarit për sulmin në Banjskë sërish para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në seancën e fundit, tre prej të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq dolën para trupit gjykues dhe u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta, përfshirë veprat penale të terrorizmit, shkruan IndeksOnline.

Seanca e sotme pritet të vazhdojë me paraqitjen e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ndërsa interesimi publik dhe mediatik për këtë rast mbetet i lartë, për shkak të natyrës së rëndë të akuzave dhe ndikimit të ngjarjes në sigurinë e brendshme të vendit./IndeksOnline/
