Tentuan të vjedhin pjesë metalike në tërminalin doganor në Han të Elezit, arrestohen tre persona

Më datë 25.11.2024, rreth orës 23:30, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë për një rast vjedhjeje të rëndë në terminalin doganor në këtë zonë.
Pas mbërritjes në vendngjarje, hetuesit policorë, nën autorizim të Prokurorit të Shtetit, kryen ekzaminimet e nevojshme.
Hetimet fillestare zbuluan se persona të panjohur, me qëllim përfitimi pasuror të kundërligjshëm, kishin depërtuar me forcë në njërin nga objektet e terminalit doganor, duke vjedhur pjesë metalike me përmbajtje bakri.
Pas një pune intensive hetimore, sot, më datë 09.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë vepër penale.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë.
Personat e arrestuar:
A.R. (M/K), 42 vjeç
R.R. (M/K), 27 vjeç
I.L. (M/K), 38 vjeç
Ndërkohë, personi N.L., i dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale,” është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt./Indeksonline/