75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 17 Tetor 2025 / SH

“U gjet pa shenja jete në veturë”, Policia jep detaje të reja për vdekjen misterioze në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në Pejë.

Policia ka njoftuar për Indeksonline se qytetari është gjetur i vdekur në veturën e tij.

“Sot në orën 9:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person në veturë është parë pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjeksor ku është konstatur vdekja e tij. Ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes” ka thënë Fadil Gashi për Indeksonline.