UEFA-ja publikon formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve

Të martën dhe mërkurën janë mbyllur dy ndeshjet e para gjysmëfinale të UEFA Champions League.
UEFA në faqen zyrtare ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave, shkruan Indeksonline
Dyshja e klubeve gjermane, Harry Kane dhe Nicolas Fullkrug përbëjnë sulmin, me paraqitjet e tyre fantastike kundër Real Madridit dhe PSG-së.
Në mesfushë nuk mungon Vini Jr, i cili shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Bayernit në “Allianz Arena” dhe ndoshta ishte më i miri i kësaj jave.
Kujtojmë që Bayerni dhe Real Madrid mbetën baraz në ndeshjen e parë, kurse Dortmundi mposhti minimalisht 1:0 Paris Saint-Germain në “Iduna Park”./Indeksonline/