75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / AR

Vdekja tronditëse e regjisorit Rob Reiner dhe gruas së tij, çfarë ndodhi në të vërtetë?

Aktori e regjisori i njohur Rob Reiner dhe gruaja e tij, Michele Singer, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Los Angeles, të dielën.

Në trupat e viktimave shihej qartë shenja vrasjeje, transmeton Indeksonline.

Djali i çiftit, Nick Reiner, është arrestuar nga policia e Los Angelesit në lidhje me vrasjet, vetëm disa orë pasi u zbulua incidenti. Por çfarë ndodhi në të vërtetë në shtëpinë e familjes hollivudiane në Brentwood?

Të shtunën në mbrëmje (13 dhjetor), Rob, Michele dhe Nick Reiner morën pjesë në festën e Krishtlindjeve të Conan O’Brien. Sipas TMZ-së, regjisori 78-vjeçar dhe djali i tij 32-vjeçar u grindën shumë me zë të lartë që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve të pranishëm në festë. Më pas, Rob dhe Michele u larguan nga festa mes rrëmujës.

Trupat e Robit dhe Michele-s u gjetën të dielën brenda shtëpisë së çiftit, të dy trupat kishin plagë fatale. Nick u arrestua herët të hënën në mëngjes pranë Universitetit të Kalifornisë Jugore, sipas një raporti të ABC-së./Indeksonline/