75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / Z S

Vetura godet këmbësorin në Drenoc të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Drenoc të Klinës.

Indeksonline mëson se në këtë aksident trafiku një këmbësor është goditur nga ana e një veture.

Po ashtu mësohet se i lënduari në këtë aksident është dërguar në Spital për të marrë tretmanin e duhur mjekësor.

Indeksonline ka nisur pyetje edhe në drejtim të Policisë së Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me rastin./Indeksonline/