75 Mall Live Search
16:23 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Z S

Vrau biznesmenin në Shëngjin, gjykata refuzon kërkesën për lirimin e portugezit

Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte (10 prill) nën masa të rrepta sigurie. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari Lurim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg, raporton Abcnewsalbania.

Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë./Indeksonline/