75 Mall Live Search
17:34 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

12 ditë mbyllje në Kosovë, ky është propozimi i Qeverisë për gastronomët!

Kryetari i Gastronomisë, Petrit Kllokoqi, ka thënë që nga java tjetër pritet që disa aktivitete të mbyllen për 12 ditë.

Gastronomia, fitneset dhe qendrat tregtare pritet që nga java tjetër të mbyllen për një afat kohor prej 12 ditësh.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se shteti i Kosovës do subvencionoj gastronominë me gjysmë page për punëtorët dhe me gjysmën e pagesës për qiranë e lokaleve.

Mirëpo gastronomët nuk e kanë pranuar këtë ofertë dhe të hënën kanë mbledhje lidhur me këtë.

Vendimi ende nuk është bërë zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë./IndeksOnline/