75 Mall Live Search
07:42 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

12 fëmijë në mesin e viktimave në Bullgari

Mes viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari, saktësisht në autostradën e Strumës janë edhe 12 fëmijë.

Shoferi i autobusit është shtetas i Maqedonisë. Në të udhëtuan 52 persona të cilët po ktheheshin nga Stambolli, transmeton Indeksonline.

“Autobusi ishte përfshirë nga flakët derisa shkaqet janë duke u hetuar”, tha për BTV drejtori i përgjithshëm i Policisë Kombëtare, Stanimir Stanvec.

“Kemi 45 viktima, shtatë persona kanë arritur të zbresin nga autobusi i djegur. Tragjedia është se ka shumë fëmijë”, tha ai./Indeksonline/