75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

12 fëmijë u lindën këto dy ditë në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së hënë dhe të martë kanë kërkuar ndihmë 482 pacientë.

Emergjenca ka referuar për hospitalizim 40 prej tyre nëpër repartet e spitalit, për trajtim të mëtutjeshëm.

Në këtë spital kanë qenë 12 lindje, 9 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje, 11 të gjinisë femërore dhe i gjinisë mashkullore.