11:01 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

12 kandidatët më të pasur për president të SHBA-së, gjatë historisë

Fushata për të qenë president i SHBA-së është një biznes i shtrenjtë dhe një sfidë e tillë ka tërhequr edhe kandidatët me pasuri të mëdha.

Kështu, ata që marrin sfidën për të kandiduar në zyrën ovale shpesh kanë pasuri të konsiderueshme në dispozicion të tyre.

Tre miliarderë – Tom Steyer, Micheal Bloomberg dhe Donald Trump – tashmë kanë hedhur kandidaturat e tyre për zgjedhjet e vitit 2020, por njerëzit ultra të pasur kanë qenë në votim që nga zgjedhjet e para presidenciale të vendit në 1788.

Ndër tjerash, thuhet se Donald Trump mund të jetë presidenti më i pasur në historinë e Amerikës, por një nga pretendentët për vitin 2020 vlen 17 herë më shumë se ai, vlerëson Forbes.

Në këtë drejtim, Business Insider sjell disa nga njerëzit më të pasur që ndonjëherë kanë kandiduar – dhe në disa raste, janë zgjedhur për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë.

12. I nominari demokrat John Kerry kishte një vlerë neto prej 103 milionë dollarësh në vitin 2003.

11. Presidenti Theodore Roosevelt ishte me pasuri në vlerë ekuivalentin e 125 milionë dollarëve sot.

10. Ish-nënpresidenti dhe i nominuari demokrat për zgjedhjet e vitit 2000, Al Gore kishte një pasuri prej 200 milionë dollarësh.

9. Senatori dhe i nominuari republikan i vitit 2012, Mitt Romney bëri një pasuri prej 250 milionë dollarësh – duke drejtuar një firmë të kapitalit privat, përcjell Telegrafi.

8. Pasuria prej 439 milionë dollarësh e kryetarit të revistës “Forbes”, Steve Forbes nuk e ndihmoi atë të sigurojë nominimin në vitin 1996 ose 2000.

 7. Pasuria prej 525 milionë dollarësh e George Washington, e bën atë presidentin e dytë më të pasur në historinë amerikane.

6. Presidenti John F. Kennedy lindi në një familje jashtëzakonisht të pasur dhe u martua me një grua gjithashtu të pasur, duke i dhënë atij një vlerë neto prej 1 miliard dollarë.

6. Nënkryetari dhe kandidati presidencial Republikanëve, Nelson Rockefeller pati një pasuri prej 1 miliard dollarë, kryesisht të trashëguar nga gjyshi i tij.

4. Ish-menaxheri i fondit “Farallon Capital”, Tom Steyer ka përdorur pasurinë e tij prej 1.6 miliard dollarë për të financuar ofertën e tij për nominimin Demokratik në vitin 2020.

3. Me një vlerë neto prej 3.1 miliardë dollarësh, Donald Trump është presidenti më i pasur në historinë e Amerikës.

2. Kandidati dy herë i palëve të treta Ross Perot pati një pasuri prej 4,1 miliardë dollarësh.

1. Me një vlerë neto prej 55.9 miliardë dollarë, kandidati i vitit 2020 Micheal Bloomberg është 17 herë më i pasur se presidenti aktual, sipas Forbes.