12 kuti të panumëruara në Prizren, ky është rezultati nga zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri tani ka numëruar 94,92 për qind të votave në Komunën e Prizrenit.
Derisa ende janë dhe 12 kuti të panumëruara, në Prizren vazhdon të prijë Shaqir Totaj i PDK-së me 41,99 për qind, dhe se pritet të shkojë në balotazh me Artan Abrashin e VV-së, i cili në zgjedhjet lokale ka arritur të fitojë 29,80 për qind të votave.
Ndërkaq Driton Selamanaj i LDK-së ka fituar vetëm 10,66 për qind në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.