12 lojtarët që “jetojnë” jashtë loje
Spanjollja Marca ka zbuluar lojtarët që kanë dalë më shpesh pozicion jashtë loje gjatë sezonit aktual.
Kryesimin e mban Luis Suarez i Barcelona-s, i cili vetëm ndeshjen e fundit është kapur plot 6 herë në pozicion jashtë loje në Mestalla.
Uruguaiani luan në limitet e tij çdo javë por mbase shikimi i tij nuk është më i miri dhe shpeshherë ai kapet në kurth nga mbrojtësit kundërshtarë.
Ai është lojtari që është kapur më shumë se të tjerët në pozicion jashtë loje. Më poshtë keni 11 të tjerët.
- Luis Suarez (Barcelona) – 23
- Munir (Alaves) – 20
- Jorge Molina (Getafe) – 20
- Timo Werner (RB Leipzig) – 18
- Roberto Inglese (Chievo) – 18
- Sergi Enrich (Eibar) – 18
- Muriel (Sevilla) – 18
- Andy Delort (Toulouse) – 17
- Nicolas Pepe (Lille) – 16
- Ciro Immobile (Lazio) – 16
- Adama Niane (Troyes) – 16
- Aduriz (Athletic) – 16