75 Mall Live Search
07:13 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

12 padi me dëshmi kundër serbëve për krime dorëzohen në Prokurorinë Speciale

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzoj kontigjentin e dymbëdhjet ( 12 ) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune,  ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmit – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumentave do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00./Indeksonline/