08:47 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

12 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë, në spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 5 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit .

Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 30 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.


Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 13 Infermierë dhe 2 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.


Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.


Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.


Kanë qenë 7 lindje, 6 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit 187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,869 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.