75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / Z S

12 patentëshoferë u hoqën në rajonin e Ferizajt gjatë një jave

Policia rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/12/2024 ka shqiptuar 902 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  12 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë raportuar 38 aksidente, prej tyre 13 me lëndime, 14 me persona të lënduar dhe 15 me dëme materiale./Indeksonline/