12 pingpongistë të Kosovës marrin pjesë në Kampionatin rajonal në Greqi

Përfaqësuesja e Kosovës në Pingpong ka udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të Rinjë “Balkan Youth Table Tennis Championship 2025”.
Kampionati në fjalë mbahet në qytetin Orestiada nga data 24 deri më 28 korrik.
Për Federatën e Pingpongut, ky kampionat është i rëndësishëm ku do të marrin pjesë 12 pingpongistë.
Këta janë sportistët me të cilët përfaqësohet Kosova:
Femra:
Lenë Osmani, Taibe Ruli, Anisa Domaniku, Amra Gashi, Jona Hashani dhe Vlera Beqa.
Meshkuj:
Andis Qeku, Olti Behluli, Adriatik Maloku, Arti Karabaxhaku, Rejan Krasniqi dhe Muhammet Mudut.
Sportistët janë të shoqëruar nga nënkryetari i FPPK-së Qamil Vishaj, Drejtori i përfaqësueses, Petrit Drenica, dhe trajnerët Ardian Lamaxhema, Feat Osmani dhe Skender Ramadani.