75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 04 Maj 2021 / A. A

12 policë të lënduar në protestën e tifozëve të Manchester United

Policia e qytetit të Manchesterit ka konfirmuar arrestimin e një personi që është përgjegjës për protestën e tifozëve të Manchester United, të dielën.

Tifozët u ngritën në demonstratë kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer duke eskaluar në dhunë.

Ndeshja me Liverpoolin e paraparë të zhvillohej në fundjavë, është shtyrë për datë të pacaktuar.

Policia poashtu ka konfirmuar se 12 policë kanë mbetur të lënduar pas përleshjes me tifozët.

Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

/Indeksonline/