75 Mall Live Search
10:05 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / Z S

12 raste të vjedhjeve brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Policia rajonale e Ferizajt ka marrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës 25 – 31.05.2026 janë raportuar 12 raste të vjedhjeve.

Prej 12 rasteve, 9 kanë ndodhur në Ferizaj, 2 në Shtime, 1 në Shterpcë.

Në rajonin e Ferizajt  është raportuar vetëm një rast i dhunës në familje,  i cili ka ndodhur në Kaçanik.

Policia ka arrestuar 16 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse./Indeksonline/