15:05 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

12 të vdekur nga Covid19, më i riu 46 vjeç nga Rahoveci

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Personi më i riu në moshë që vdiq gjatë 24 orëve si pasojë e Covid19 është një 46 vjeçar nga Rahoveci.

Ndërsa ai më i moshuari që se mundi koronavirusin ishte 86 vjeçari nga Klina.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/