21:51 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

12 vjeçari me leukemi duke luajtur në violinë në funeralin e mësuesit të tij të vrarë

Diego Frazao Torquato, 12 vjeçari brazilian duke luajtur në violinë në funeralin e mësuesit te tij, Evandro Joao da Silva, i cili në vitin 2009 u grabit dhe u vra nga një bande në rrugicat e Rios.

Mesuesi Evandro, i cili ishte koordinator i një OJF-je që ndihmonte fëmijët e rrugës nëpërmjet përfshirjes në art, e kishte ndihmuar edhe djaloshin për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës përmes muzikës.

Një vit me vone edhe vogëlushi Diego do të ndahej nga jeta pas një përpjekje të dështuar gjate një operacioni kundër sëmundjes së leukemisë.