75 Mall Live Search
13:29 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pëson aksident një 12-vjeçar gjatë lojës me trampolinë

Një djalosh 12- vjeçar, kishte një sustë metalike dy inçësh të ngulitur në shpinë në një aksident të tmerrshëm me trampolinë.

Jamie Quinlan mbeti me lëndimin tronditës pasi susta metalike e qëlloi “si një plumb” dhe iu ngul në shpinë.

Prindërit e tij thonë se mekanizmi u katapultua në shpinën e të riut me rreth 70 milje në orë dhe ata frikësohen se “mund ta kishin humbur” atë.

Babai i tij shtoi: «Ishte një gjë e tmerrshme të ndodhte dhe mua vërtet më frikësoi. Mund të kishte ndodhur me këdo. Xhemi është treguar i guximshmëm rrugës për në spital. Unë dua që njerëzit të jenë të vetëdijshëm se sa të rrezikshëm mund të jenë trampolinat nëse nuk ka mbulesë, ose nëse ka një hendek. /IndeksOnline/