08:21 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

12-vjeçarja sjell në jetë një fëmijë

Një vajzë vetëm 12-vjeçe ka sjellë në jetë një fëmijë, duke lënë të habitur stafin mjekësor në Ukrainë.

Ajo u dërgua me urgjencë në maternitet, në Rivne, aty ku edhe lindi.

Sipas mjekëve, vajza nuk e kishte ditur se ishte shtatzënë, derisa nisi të kishte dhimbjet e lindjes dhe ishte frikësuar duke përfunduar më tej në spital.

Mjekët e kanë ndihmuar që të lindë të shtunën e 14 shtatorit 2019 me një operacion që zgjati 10 orë.

Mjekja gjinekologe Olena Sadova, foli për rastin dhe tha për mediat lokale se është e shokuar për faktin që një fëmijë sjell në jetë një fëmijë.