75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 16 Gusht 2024 / G T

12 zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

Siq duket jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera po ka telashe lidhur me përhapjen e zjarrit.

Vetëm gjatë ditës së enjte në shtetin e Maqedonisë së Veriut janë evidentuar 53 zjarre në ambient të hapur.

Prej tyre 12 janë ende aktiv, gjashtë janë nën kontroll, ndërsa 35 janë shuar.


Kështu ka bërë të ditur Qendra për menaxhim me kriza.


Sipas informatave, tre nga zjarret aktive janë në territorin e komunës Makedonski Brod.Nga dy udhëhiqen si aktive në komunat e Kërçovës dhe Çashkës.


Stuhitë e zjarrit janë aktive edhe në rajonin e komunave Dibër, Dollnen, Novac, Plasnicë, Resnjë./Indeksonline/