120 minuta pa fitues në duelin Feronikeli – Prishtina/ Penalltitë përcaktojnë gjysmëfinalistin

Çerekfinalja e Kupës së Kosovës, Feronikeli – Prishtina ka përfunduar pa gola 0-0 pas 120 minutave lojë.
Dy skuadrat ishin të rezervuara dhe nuk rrezikuan shumë para njërës apo portës tjetër, ndonëse Prishtina për një nuancë ishte më kërkuese.
Tashmë, penalltitë do të vendosin për fatin e skuadrës që do të depërtojë në gjysmëfinale.
Barra kryesore bie mbi dy portierët Ilir Avdyli (Feronikeli) dhe Ardit Nika (Prishtina).
/Indeksonline/