14:51 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

120 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Nga gjithsej 953 teste të kryera në 24 orët e fundit, 120 persona kanë rezultuar pozitiv dhe atë në Shkup-67, Kumanovë-19, Shtip-16, Prilep-4, Tetovë-9, Veles-2, Gostivar-1, Strumicë-1.

Ndërkohë që janë shënuar edhe dy raste kur pacientët kanë ndërruar jetë, që të dyja viktimat janë nga Tetova. Ndërsa gjithsej 16 persona janë shëruar.