20:52 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Eni ia pa hajrin Gencit, po vjen edhe me një projekt të ri muzikor

Ani pse ata po shfaqen në çdo kënd bashkë, asnjëri nga ta as nuk e pohuan, por as nuk e mohuan lidhjen e tyre. Është ky çifti më i ri dhe më i përfolur i estradës. Bëhet fjalë për rep artistin kosovar Genc Prelvukaj dhe këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi.

E kjo e fundit përmes një fotografie të postuar në rrjetin e saj social Instagram ka treguar që është duke punuar në një projekt të ri muzikor.

Ndryshe Eni dhe Genci para tre muajve sollën bashkëpunimin e tyre me titull “Vetëm ti” e i cili u pëlqye mjaftë nga audienca. Deri më tani ky projekt muzikor ka arritur të grumbullojë mbi 3 milion klikime në kanalin Youtube./Indeksonline/