123 persona të akuzuar për një muaj nga Prokuroria e Pejës
Prokuroria
Themelore e Pejës gjatë muajit janar ka ngritur 99 aktakuza, ndaj gjithsej 123
personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së
Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë muajit janar të këtij viti , Departamenti i Përgjithshëm
i kësaj prokurorie, ka ngritur 88 (tetëdhjetetetë) aktakuza, kundër 105
(njëqindepesë) të pandehurve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë
muajit janar janë ngritur gjithsej 11 (njëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 18
(tetëmbëdhjetë) të pandehurve.
Gjithashtu, gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur
11 (njëmbëdhjetë) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj 18
(tetëmbëdhjetë) të pandehurve.
Nga Departamentin i Krimeve të Rënda janë parashtruar 5 (pesë) kërkesa
për caktimin e masës paraburgim ndaj 11 (njëmbëdhjetë) të pandehurve,
ndërsa nga Departamenti e Përgjithshëm i kësaj prokurorie, janë dorëzuar
gjithsej 6 (gjashtë) kërkesa ndaj 7 (shtatë) të pandehurve për caktimin e
paraburgimit nga gjykata kompetente.
Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e
kriminalitetit, ngritjes se efikasitetit, transparencës dhe
llogaridhënies.