08:18 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

1248 gjoba të shqiptuara, për 24 orë

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente në trafikun rrugor, 17 nga to me të lënduar.

Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptar 1248 gjoba.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 41 persona si të dyshuar, ku 13 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./Indeksonline