22:00 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

125 pacientë nga Shqipëria me Covid u trajtuan në Spitalin e Prizrenit!

Që nga fillimi i pandemisë shqiptarët e Shqipërisë gjetën kurim nga Covdi19 edhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës.

Kësisoj, 125 pacientë të infektuar me Covid19, të cilët ishin shtetas të Shqipërisë, u trajtuan këtë vit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, Shefajet Berisha Shef i personelit dhe komunikimit, në këtë spital.

Ai tha se momentalisht nuk ka asnjë pacientë shqiptarë i hospitalizuar.

“Momentalisht nuk kemi asnjë pacient nga Shqipëria të hospitalizuar me COVID-19 . 

Gjatë vitit 2021 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nga Shqipëria janë trajtuar 125 pacientë të infektuar me virusin COVID-19”, tha ai.

Ndyrshe, Shërbimi Spitalor i QKUK-së, në fund të muajit tetor ka bërë të ditur se 9 pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

IndeksOnline ka dërguar pyetje në spitalin e Gjakovës për të pyetur për gjendjen e tyre shëndetësore por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje./IndeksOnline/