75 Mall Live Search
13:02 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

125 viktima të reja nga Covid-19 brenda 24 orëve në Iran

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 125 viktima të reja të koronavirusit në republikën islamike.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i kësaj ministrie, Kiyanoosh Jahanpour, i cili shtoi se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 4,357.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe mbi 1,800 infektime të reja, duke e çuar në mbi 70 mijë numrin e  të prekurve.

Më shumë se 250 mijë njerëz janë testuar për koronavirus deri më tani në Iran, ndërsa rreth katër mijë të infektuar ndodhen në gjendje kritike.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste në tërë botën. Qeveria e këtij vendi më parë e ka refuzuar ndihmën nga Shtetet e Bashkuara për luftimin e pandemisë.