75 Mall Live Search
13:54 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

127 diversantë rusë arrestohen në Kiev

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë, duke përfshirë 14 grupe të infiltrimit, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin e vërtetë”, thotë Zhyrnov, shkruan BBC.

Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, thotë ai, edhe për një mbrojtje afatgjatë.