16:48 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

127 rate të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e 24 orëve të fundit përsa i përket Covid 19- në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, të cilët ishin të shtruar në spitalet e Infektivit, të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 127 raste të reja, me Covid, nga 820 testime.

Janë shëruar 103 qytetarë në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve ka kaluar sërish numrin e të shëruarve, teksa në dy ditët e fundit pati një thyerje të kurbës.

Sakaq, 190 është numri i të shtruarve me  Covid, prej të cilëve 19 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.