12-shja e Kosovës kundër Irlandës, katër mungesa të mëdha

Të enjten Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit, ku është përcaktuar 12shja përfundimtare.
Për shkak të lëndimit nuk ia ka dal Lis Shoshi, derisa për shkak të lëndimit nuk janë grumbulluar Erjon Kastrati dhe Domenic Artis, kurse Jan Palokaj për shkak të dokumentacionit.
Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë (19:00), derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.
