Të dielën shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë para stacionit policor në Medvegjë

Të dielën shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë para stacionit policor në Medvegjë.
Kjo është bërë e ditur nga Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
‘’Në Medvegjë për të kërkuar drejtësi dhe për të rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë! Të mos lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën për identitet dhe ekzistencë në vendin e tyre’’, ka shkruar Sinani.

Sinani ka treguar se protesta do të mbahet para stacionit policor në Medvegjë dhe se nis nga ora 13:00.
Mos hesht! Bashkohu për identitetin dhe të ardhmen tone, ka thënë Sinani./Indeksonline/