Tudor shkarkohet nga Juventusi
Duket se epoka e kroatit, Igor Tudor-it është drejt fundit.
Sipas Fabrizio Romanos, kroati është në prag të shkarkimit nga Juventusi pas rezultateve të dobëta të skuadrës.
Massimo Brambilla, do të jetë trajneri i përkohshëm i Juventusit deri në gjetjen e zëvëndësuesit të tij.
Juventusi gjendet tashmë në pozitën e 8-të në Serie-n A, ku ka gjithsej 12 pikë./IndeksOnline/

