75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

13 ferizajas nuk i ndal as ora policore për tu bërë bashkë e luajtur bixhoz

Në orët e vona pak para mesnatës, në rrugën “Shën Nëna Terezë|, në Ferizaj, ishin mbledhur 13 persona për të luajtur bixhoz, transmeton IndeksOnline.

Ani pse kishte kaluar orari i lejuar për qarkullim të lirë, kjo nuk i kishte penguar këta persona që të bëhen bashkë në një lokal të improvizuar.

Tutje siç njofton policia atyre iu janë shqiptuar tiketa për mos zbatim të vendimit të qeverisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline