75 Mall Live Search
15:47 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

13 Hijet e Young Zerkës

Young Zerka është një nga artistët më unikë të estradës shqiptare, kjo jo vetëm për shkak të paraqitjeve fizike të tij, por edhe për llojin e muzikës që sjell.

Ndoshta, nëse nuk do ta kishim parë kurrë, vetëm duke e dëgjuar do të mendonim se kishim të bënim me një artist të muzikës reggae që vjen nga brigjet e Xhamajkës dhe jo nga Korça.

Së fundmi, Zerka ka sjellë një sërë projektesh si “Ting Ting”, “Yalla” apo “Lule Bore” dhe “Nesër” në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur, Anila Mimani.

  1. Një artisti si Zerka i shkon më për shtat të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të muzikës që sjell apo lajmeve për jetën personale?

Unë mendoj që një artist, primare duhet të ketë muzikën dhe atë çfarë do t’i japë publikun dhe njerëzve që e mbështesin. Dhe mendoj që kjo gjë mund t’i japë atij vëmendje. Por jo, vëmendja për shkak të lajmeve rozë.

  • Si reagon Zerka kur sheh që njerëzit e industrisë së shoëbizzit apo edhe të thjeshtë flasin për të apo për një çështje personale të tijën?

Kur bëhet fjalë për njerëz brenda shoëbizzit apo industrisë sonë modeste, nuk surprizohem aspak se fundja, shoëbizzi (sidomos i yni) mbahet nga thashethemet dhe fjalët që qarkullojnë. Ndërkohë, kur bie fjala për njerëz që janë jashtë kësaj vorbulle ndihem mirë. Nëse ata më komentojnë pozitivisht për atë që sjell, ndihem i vlerësuar. Pra, të kemi më shumë nga të dytët se të parë (qesh).

  • Vëmendjen që një artist merr, e sheh më tepër si një mjet për shitur muzikën apo si pasojë pas shitjes së muzikës?

Dua të jem i sinqertë kur them se vëmendja që merr një artist është rezultat dhe përgjigje për atë që ai shpreh tek audienca. Nuk mendoj që sot, në 2019-ën, njerëzit janë aq “brainwashed” sa të blejnë diçka nga dikush vetëm se është i famshëm për momentin.

  • Ke mbi 100 mijë ndjekës në Instagram. Ke menduar të blesh dhe shkosh të shifra 1 milion?

Fare! Tani, të kapësh 1 milion ndjekës në Instagram nuk është lehtë e arritshme, por do doja që në atë shifër të shkoja veç nëpërmjet punës sime… pra, t’u pëlqej sa më shumë personave. Kaq. Për të blerë, jo!

  • Cili është mesazhi më “creepy” që ke marrë nga një fans?

“Creepy” do thoja që nuk kam marrë dhe ndihesha paksa i çuditur nëse do merrja. Por meqë jemi këtu, dua të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për të gjithë ata që shprehin mbështetjen e tyre në mesazhe, të cilat vijnë çdo ditë. Ashtu sikundër, nuk do doja kurrë të arrinin deri në atë pikë që për të më bërë pështypje lëndojnë veten.

  • Sa prej këngëve të tua marrin frymëzim nga ngjarje reale?

Do thoja qe disa prej tyre marrin pikënisje nga një ngjarje reale që më ka ndodhur mua apo personave të tjerë rreth meje. Ashtu sikundër, ka këngë që janë fryt i fantazive. Fundja, që një artist të prodhojë duhet të ketë frymëzim. Se si vjen ky frymëzim… nuk besoj se ka vend për pyetje.

  • Më përshkruaj me 5 fjalë (VETËM) personin që do doje të të vidhte zemrën.

Vetëm 5? (qesh)

Të them të vërtetën, nuk jam menduar ndonjëherë për të gjetur 5 apo X cilësi që do e bënin personin të më vidhte zemrë. Di të them që nëse më merr zemrën, ka cilësitë më të mira (qesh).

  • Mendon se do të jesh babai më cool kur të bëhesh me fëmijë, se do jesh me kaçurrela, stil perëndimor, i influencuar nga Xhamajka…?

Pak larg shkove me punën e fëmijëve haha.

Nuk e kam menduar se si do jem kur të bëhem me fëmijë sepse mendoj që të qenurit prind para së qenurit i tillë është të ndjerit i tillë. Dhe është një përgjegjësi/kënaqësi që nuk ndahen. Ama, di të them që përveç të gjithave do të jem një baba shuëm i dedikuar, do ta jem gjithnjë suportues ndaj vajzës apo djalit që do të vijë dhe mbi të gjitha, do të jem open minded. Nuk dua kurrësesi të jem baba arkaik!

  • Do i prisje flokët… për çfarë arsye?

Uh, jo! Të paktën për momentin, jo. Dua të eksperimentoj me flokët (se kam mjaftueshëm) siç kam bërë edhe në klipe. Ka pasur në fakt, një moment kur vetëm i kam shkurtuar sepse më duheshin për xhirimet e një klipi, por jo t’i pres. Mezi i kam (qesh).

Nëse do të vijë koha për t’i prerë, do të jetë vetëm për të ndryshuar modelin. Do ju lajmëroj, pa merak.


  1.  Sa herë e ke hedhur llotarinë amerikane… se ju nga Korça jeni me fat?

Me beson nëse them vetëm 1 herë të vetme në jetën time? Dhe atëherë që e hodha, nuk pata fat. E dini shprehjen besoj, se kush nuk ka fat në bixhoz, ka tjetërkund. (qesh)

  1.  Cila ka qenë dilema jote më e madhe?

Vetëm një dilemë të madhe kam pasur në jetë dhe ka të bëjë me karrierën. Konkretisht, me zhanerin e muzikës që do bëja. Isha në dilemë nëse duhet të bëj një rrymë që do më sillte fitime të mëdha, por nuk do ishin në të njejtën linjë me vlerat që përcjell apo të bëja një zhaner ndryshe… ashtu siç edhe po bëj aktualisht. Por kaq, jo dilema të tjera.

  1.  Në klipin tënd të fundit, “Nesër”, Anila Mimani shfaqet në këngë duke kënduar refrenin, por në klip nuk shfaqet. Pse?

Bashkëpunimi me Anila Mimanin ka qenë mjaft interesant dhe materiali që iu propozua Anilës u pranua menjëherë nga ajo. Kur erdhi në Tiranë, iu futëm menjëherë punës  dhe në studio kishim mjaft kimi bashkë me producentin. Mund të them se shkoi mjaft mirë dhe më duhet ta falenderoj shumë për këtë.

Anila solli refrenin e këngës dhe e solli në mënyrën më të mirë të mundshme, por dalja në klip ishte zgjedhje e saj. Më mirë se ajo, nuk besoj se do të jetë një person tjetër që mund t’jua shpjegojë më mirë.  

Ç’plane ke tashmë për “pasnesër”?

Pasnëser, siç e dini, ka nisur vapa kështu që, bashkë me ndonjë ditë pushimesh do të jemi sërish duke punuar për projektin e rradhës. Nuk kam ndërmend të zbuloj detaje sepse jam mjaft i emocionuar për ta publikuar… se nëse mendoni që “Nesër” është shumë i mirë, nuk di ç’do mendoni për këtë që do vijë. Po përdor dhe shprehjen hit të “Game of Thrones” — “A Hit is Coming!”. /IndeksOnline