75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / b l

13 komuna përfundojnë numërimin, vlerësohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në 13 qendra komunale të numërimit (QKN).

Sipas KQZ-së, procesi është përmbyllur në komunat: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin-Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkaq, numërimi dhe verifikimi i rezultateve po vazhdon në 25 komuna të tjera të vendit.