+13, Liverpooli marshon sigurt drejt titullit

Liverpool ka arritur fitore të pastër ndaj Sheffield United me rezultat 2:0 në “Anfield Road”.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që “Reds” t’i arkëtonin edhe tri pike të tjera, shkruan Indeksonline.
Ishte Salah në minutën e katërt dhe Mane në të 64-tën ata që i dhanë fitoren ekipit të Jurgen Klopp që prin dukshëm nga rivalët e tjerë në Premierligë.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 58 pikëve, 13 më shumë se Leicester në pozitën e dytë, plus me një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/