75 Mall Live Search
18:41 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

13 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës,  13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga  një bombolë gasi”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.