13 punëtorë të Mjekësisë Urgjente në Prishtinë kthehen në punë pas vetizolimit

Drejtori i Shëndetësisë në komunë e Prishtinës, Bujar Gashi , ka konfirmuar se 13 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente janë kthyer në punë pas vetizolimit.
Gashi ka sqaruar se pas testimit të parë ata rezultuan negativ me Coronavirus dhe qëndrimit në vetizolimit në koordinim me IKShP-në, janë kthyer kthyen në punë.
“Në përgjithësi menaxhimi i situatës që nga dita e shtunë kur kishim numrin më të madh është nën kontroll”.
“Tri ditët e fundit kemi numrin zero. Dëshiroj të ndaj edhe një lajm të mirë me juve për punëtorët Shëndetësor të Mjekësisë Urgjente të cilët në testimin e parë rezultuan të jenë negativ, pas fazës së vetizolimit në koordinim me IKShP-në 13 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente u kthyen në punë dhe vazhdojnë të jenë në frontin e parë sa i përket luftës me Coronavirusin”, shtoi Gashi.