17:36 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

13 qershor, 1999, dita kur në Suharekë u vranë gazetarët gjermanë nga mercenarët rus

Janë bërë sot 24 vite që kur dita e çlirimit në Suharekë u bë e zishme nga vrasja e gazetarëve gjermanë.

në ditën e çlirimit, në Qafë të Duhlës u vranë gazetari Gabriel Grüner dhe fotografi Volker Krämer nga gazeta STERN, si dhe përkthyesi i tyre nga Shkupi Shenoll Aliti.

Ata ishin viktima të sulmit nga mercenarët rus.

Të njëjtit sot janë përkujtuar në vendin e rënies, nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kolegët e tyre, fotografi Uli Reinhardt dhe gazetari Joakim Reinhardt.

Ky është njoftimi që bëri kryetari Muharremaj, pas homazheve:

Në ditën e çlirimit të qytetit të Suharekës me 13 Qershor 1999, në Qafë të Duhlës janë vrarë gazetarët e gazetës Gjermane STERN.

Gazetari: Gabriel Grüner

Fotografi: Volker Krämer, dhe përkthyesi i tyre nga Shkupi Shenoll Aliti, nga mercenarë rus.

Me kolegët e tyre nga gazeta STERN fotografin Uli Reinhardt dhe gazetarin Joakim Reinhardt, i përkujtuam në vendin e rënjes së tyre