13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt brenda një jave

Policia e Kosovës më saktësisht Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve në rajonin e Ferizajt.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar 13 raste të vjedhjeve. Sipas njoftimit 11 raste janë raportuar në Ferizaj, ndërsa 2 raste në Kaçanik.
Po ashtu është bërë e ditur se në rajonin e Ferizajt janë raportuar tre raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.
Gjithashtu gjatë kësaj jave policia ka arrestuar 22 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtësve./Indeksonline/